Tregtar e mik i Serbisë: Njihuni me gjeneralin iranian që tregtonte armë serbe dhe kërcënonte SHBA’në

Njëri prej figurave më të fuqishme të republikës islamike të Iranit, komandant i brigadës ‘Quds’ të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani, është eliminuar nga një sulm ajror i SHBA’ve në aeroportin e Bagdad në Irak e ka konfirmuar Pentagon.

Qasem Soleimani ishte i respektuar aq sa në Iran edhe nga aleatët e Iranit në rajon si kreu i brigadës Quds (Jerusalem), po aq sa respektohej nga myslimanët shiitë, ai urrehej nga armiqtë.

Soleimani konsiderohej hero lufte në Iran dhe personi i dytë më me ndikim në Iran pas Ajatollah Khamenei.

Po ashtu gjenerali iranian ishte aleat i ngushtë dhe mik i Serbisë, pasi autoritet serbe kanë punuar me të [për shitjen e armëve dhe ndikimin politik në Lindjen e Mesme.

Ai dyshohet se ka dërguar në Lindjen e Mesme armët e prodhuara në Serbi, pasi ndikimi i tij i madh tek shtetet e Lindjes së Mesme ishte e madhe për shkak të rolit dhe karrierës së tij ushtarake.