Aleksandar Vulin, i pasionuari pas uniformave e Ministër i Mbrojtjes së Serbisë, gjatë pritjes së Ministrit të Mbrojtjes të Qipros, Savas Angelidis, e falënderoi atë për qëndrimin e ‘guximshëm e parimor’ sa i përket Kosovës, si dhe në mbështetjen në forumet ndërkombëtare duke e theksuar se Serbia nuk do të harrojë.
“Serbia e kujton çdo të mirë e çdo ligësi e gjithmonë do të japim më të mirën nga vetja që çdo të mirë e çdo të keqe ta kthejmë” njofton ministria serbe e mborjtjes.
Sipas fjalëve të tij “në kohërat më të vështira gjatë historisë tonë, Qipro, populli i tyre e të gjitha partitë politike atje ishin gjithmonë e në vazhdimësi me Serbinë e popullin tonë”.
Vulin vazhdon lëvdatën duke u viktimizuar e madje shtiret se fare nuk i shkon në mendje se çfarë ka ndodhur në atë periudhë të vështirë historike për ta.
“Kur na lanë vetëm edhe nga më të mëdhenj, kur ishim tërësisht të vetmuar, gjatë NATO agresionit të vitit 1999, populli i Qipros ishte fort me ne. Serbia kurrë nuk do ta harroj”.
Tani pas deklaratave Vucic shtoi se Serbia gjithmonë jep më të mirën kur bëhet fjalë për Kosovën, e vazhdoi të i qajë hallet edhe Qipros, “e pikërisht për këtë e kupton se sa vështirë e ka populli e qeveria e Qipros kur duhet të zgjedhë problemet e veta, në territorin e tyre – probleme që i solli dikush tjetër”.
Ai falënderoi Angelidis për vendimin e Qipros për të zgjedhur armatim serb – duke shtuar se blerja e armatimit nuk është vetëm çështje e ekonomike apo ushtarakë, por edhe e politikës e marrëdhënieve ndaj vendit prej nga vjen armatimi./Gazeta Metro