Media greke i ka kushtuar disa radhë të çmuara rastit të një emigrant shqiptar në Greqi, i cili vullnetarisht nisi të shuajë flakët në shtëpitë e fqinjëve që kishin marrë zjarr.
Media e ka quajtur atë “krenari e njerëzimit”: “I vetëm dhe me një degë në dorë ai po përpiqej të shuante zjarrin, për të shpëtuar shtëpitë e fqinjëve.
Kur e pyetën pse e bënte, “nga mirënjohja” tha ai, “për mikpritjen” që i kishin bërë grekët.
Edhe pse ata ia ndryshuan emrin. Nga Astrit e thërrisnin Apostolis. Po, ata i ndryshuan emrin. Nga racizmi stereotipik apo sepse Astrit i referohej “astriti” – gjarprit në greqisht?! Kush e di.
Sidoqoftë, Astrit, që do të thotë edhe njeri i zgjuar, ai të cilit sytë i nxjerrin zjarr, e rimori emrin pas 30 vitesh, pasi në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv ai u pa si kërceu gardhin dhe e shuajti zjarrin me një degë, duke shpëtuar shtëpitë e fqinjëve, të atyre që ia “ndryshuan” emrin.
Trimi z. Apostolis, “krenaria e kombit” që sfidoi zjarrin, u bë përsëri Astrit Toska, emigranti shqiptar, “krenaria e njerëzimit”- përfundon kronika e medias greke.