FOTO&VIDEO

Tronditëse/ Ushtarët e Putinit nuk dinë të ndalen, vendosin granatë në pianon e 10-vjeçares

Krimet e ushtarëve rusë në Bucha tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës, me trupat e viktimave të shtrira rrugëve të qytetit pas çlirimit nga trupat ukrainase.

Por duket se trupat ruse nuk janë mjaftuar vetëm me kaq.

Përpara se të largohen, ata kanë planifikuar të vijojnë vrasjen e civilëve edhe pse jo të pranishëm fizikisht në momentin e krimit. Kjo tregon shumë edhe për gjakftohtësinë me të cilën sillen këto trupa.

Nexta, në llogarinë në Twitter ka postuar pamjet e një krimi rus të mbetur në tentativë. Ushtarët rusë kanë vendosur në pianon e një vajze 10 vjeçare në qytetin e Buchas, një granatë.

“Ushtarët vendosën një granatë në pianon e një vajze dhjetëvjeçare nga Buça. Kur familja u kthye në qytetin e çliruar, nëna e vajzës vuri re se trofetë e vendosura sipër pianos ishin në renditjen e gabuar. Duke kontrolluar objektin, prindërit gjetën granatën dhe thirrën skuadrën e bombave”, raportoi Nexta.

Tatiana Monko dhe vajza e saj Daryna u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në Bucha në rajonin e Kievit të Ukrainës pas pushtimit nga Rusia, por mundën të ktheheshin në shtëpi vetëm javën e kaluar. Ata zbuluan se shtëpia e tyre ishte plaçkitur dhe pavarësisht se partiturat e saj ishin copëtuar, 10-vjeçarja donte të luante sërish pianon e saj të dashur.

Megjithatë, ndërsa vajza u ul dhe sapo nisi të luante, Tatiana vuri re se trofetë e vajzës së saj të vendosura sipër pianos ishin zhvendosur.

Kur ngriti kapakun e instrumentit për të parë brenda, nëna u tmerrua kur gjeti një granatë VOG-25P të ngjitur në çekiçët e pianos.

Eksplozivi u hoq nga ekspertët ukrainas të asgjësimit të bombave.

“Dua që e gjithë bota të dijë se çfarë po bëjnë këta …”, tha Tatiana e tërbuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago