UPDATE- Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, ka thënë se është rritur në së paku 10 numri i personave të vrarë në Cetinje.
Sipas Sharanoviqit, i dyshuari për vrasjen është Aco Martinoviq, i cili po kërkohet nga policia, teksa katër të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë.
“Ajo që mund të themi deri më tani është se ky persn, Aco Martinoviq, dyshohet se e ka kryer këtë krim, ka marrë jetën e së paku 10 personave, mes të cilëve dy të mitur”, tha Sharanoviq, shkruan RTCG, transmeton Klankosova.tv.
Ministri malazez tutje tha se i dyshuari Martinoviq i ka marrë jetën edhe disa anëtarëve të familjes së tij.
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Cetinjes në Mal të Zi, raporton media malazeze “Vijesti.
Bazuar në informacionet e raportuara nga ky medium, të shtënave i ka paraprirë një konfrontim fizik në një tavernë në këtë qytet dhe nuk dihet nëse numri i të vrarë është më shumë se pesë.
Policia atje u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…