Trump fiton në shtetin e Kentucky dhe Indiana, Harri në Vermont

Ka nisur numërimi i fletëve të para të votimit, pas mbylljes së disa qendrave votimi në në Kentucky dhe Indiana.

Në numërimin e rreth 2% të votave në Kentucky, Harris ka marrë 32.8! ndërsa Trump 66.1%.

Ndërkohë në numërimin e rreth 5% në Indiana, Harris ka 37.3% të votave, ndërsa Trump 61.4%.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë në shtetin e Vermonit sipas projeksionit të CNN.

Janë tre vota elektorale në rrezik në Vermont. Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.