Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters.
“A kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan ende? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk mund të flasim as për një sulm ndaj udhëheqjes politike,” u citua nga Reuters një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Veçmas, kur u pyet për planin e supozuar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Nuk dua të komentoj për këtë.”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Irani dhe Izraeli do të kenë paqe “së shpejti”.
“Së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani”, shkroi ai.
Të premten në mëngjes, Izraeli kreu sulme ajrore të koordinuara në vende të shumta në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të hakmerrej me sulme me raketa brenda disa orësh.
Sipas burimeve iraniane, të paktën 78 persona u vranë vetëm në ditën e parë të sulmit izraelit, dhe dhjetëra të tjerë u vranë një ditë më pas, përfshirë fëmijë.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…