Senati Amerikan aprovoi të martën legjislacionin për të vendosur sanksione kompanive që po ndërtojnë tubacionin masiv nënujor, NordStream 2 për të sjellë gazin natyror nga Rusia në Gjermani.
Senati me lehtësi kaloi këtë projektligj si politikë e mbështetur nga Senatori Ted Cruz nga partia republikane dhe Jeanne Shaheen, nga ajo demokrate, që vendosin sanksione dhe kompanive që po e shtrojnë tubacionin për projektin 11 miliardësh, Nord Stream 2. Tani ai do të dërgohet tek Shtëpia e Bardhë ku Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump pritet ta nënshkruaj.
Senatori Jim Risch, një republikan dhe kreu i komitetit për marrëdhënie me jashtë tha se sanksionet do të ndalojnë përfundimin e projektit dhe janë një “vegël e rëndësishme kundër përhapjes së ndikimit malinj të Rusisë dhe mbrojtjen e integritetit të sektorit energjetik europian”.
Projekti Nord Stream 2, i udhëhequr nga kompania që është pronë shtetërore ruse Gazprom, do t’i lejonte asaj të tejkalonte Poloninë dhe Ukrainën, duke e dërguar gazin natyror nën Detin Baltik për në Gjermani. Ligjvënësit amerikanë shpjeguan më tutje se Ukraina do të humbte miliarda dollarë nga tarifa tranzitore nëse ndërtohet.
Administrata amerikane e Trump, si ajo nën Obama më parë, e ka kundërshtuar këtë tubacion, duke thënë se do të rriste ndikimin politik rus në Europë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i ka refuzuar këto sanksione si “ndërhyrje nga jashtë” por ka brengë se këto masa mund të ndikojnë në ngadalësimin e përfundimit të projektit.
Një dokument nga ministria e ekonomisë së Gjermanisë, të cituar nga gazeta gjermane Bildt, shfaqë besimin se sanksionet amerikane mund të godasin ndërtimin e tubacionit në bregdetin e Danimarkës. Projektligji shënjetstron kompanitë në Europën perëndimore që po shtrijnë tubacionin. Kompania zvicerane-daneze Allseas që po i shtrinë këtë tubacion afër ishullit Bornholm në Danimarkë.
Sanksionet do të obligonin Sekretarin e Shtetit Amerikan të përpiloj një raport brenda 60 ditësh për lundrueset që po shtrijnë tubacionin për projektin Nord Stream 2 dhe TurkStream. Nëse një kompani është e përmendur në raport, atëherë do të përfundoj në listën e zezë të Washington përveq nëse presidenti përcakton se kompania po pezullonte aktivitetin. Presidenti po ashtu mund të heq dorë nga sanksionet bazuar në konsideratat sigurisë kombëtare.
Zëvendës Kryeministri i Rusisë, Dmitry Kozak, ka thënë muajin e kaluar se Nord Stream 2 pritet të filloj veprimtarinë në mes të 2020’s, por Gazprom kishin njoftuar se afati varet edhe nga moti.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…