FOTO&VIDEO

Trump jep emrat e dy medikamentave që mund të ndryshojnë historinë e koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka dhënë një lajm të mirë përsa i përket kërkimeve që po bëhen për të krijuar vaksinat apo ilaçet që mund të trajtojnë koronavirusin.

Përmes një statusi në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë përmend emrat e dy ilaçeve që tashmë janë në qarkullim, kombinimi i të cilave ka rezultuar efektiv në trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

“Hidroksiklorokinë dhe azitromicinë, këto janë emrat e dy medikamenteve, të cilat të marra së bashku kanë një mundësi shumë të madhe të jenë ato që do të ndryshojnë rrjedhën e historisë së ilaçeve. FDA (Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet) lëvizi malet. Faleminderit! Shpresoj që të dyja këto medikamente të përdoren urgjentisht. Njerëzit po vdesin, lëvizni sa më shpejt. Zoti ju bekoftë”, shkruan presidenti amerikan në Twitter.

Hidroksiklorokinë është një medikament që njihet ndryshe dhe me emrin Plaquenil. Ai është përdorur për parandalimin dhe trajtimin e disa llojeve të malarias. Përdorimet e tjera kanë qenë për artritin reumatizmal, lupus dhe “porphyria cutanea tarda”.

Ndërsa Azitromicina është një antibiotik i përdorur për trajtimin e disa infeksioneve bakteriale. Këtu përfshihen infeksionet e veshit të mesëm, infeksionin e fytit, pneumonia, diarre dhe disa infeksione të stomakut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

16 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago