Truth, platforma e re sociale e Donald Trump, duket gati për t’u lançuar në App Store të Apple të hënën, në Ditën e Presidentit.
Lajmi është raportuar nga “Guardian”, duke cituar postimin e një ekzekutivi mbi një version provë të testuar nga disa përdorues.
“Aktualisht jemi vendosur për publikim në dyqanin e aplikacioneve Apple për të hënën më 21 shkurt,” u përgjigj ekzekutivi.
E drejtuar nga ish-kongresmeni republikan Devin Nunes, Trump Media & Technology Group, start-up pas Truth, do të mirëpresë kompanitë e teknologjisë që po pozicionohen si kampionë të fjalës së lirë, duke konkurruar me Twitter, Facebook dhe Youtube.
Kjo do ta kthente ish-presidnetin Trumpin në mediat sociale, pas më shumë se një vit pasi ai u ndalua nga Twitter, Facebook dhe YouTube pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e tij, kur ai u akuzua për postimin e mesazheve që nxisnin dhunën.