POLITIKE

Trump: Luftë e Tretë Botërore nëse nuk fitoj

Donald Tramp paralajmëron se nëse nuk zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, konfliktet në Lindjen e Mesme mund të shkaktojnë një Luftë të Tretë Botërore, siç u shpreh ai në takimin në rezidencën Mar-a-Lago të Floridas me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Nëse fitojmë ne, do ta zgjidhim këtë çështje menjëherë. Nëse jo, do të ketë në luftëra të mëdha në Lindjen e Mesme, ndoshta edhe një Luftë të Tretë Botërore. Që tani jemi pranë një Lufte të Tretë më tepër se kurrë, sepse kemi njerëz të paaftë në krye të vendit.”

Kandidati republikan kritikoi ashpër rivalen e tij demokrate Kamala Herris, për të cilën tha se në takimin me Benjamin Netanjahun tregoi mungesë respekti ndaj Izraelit. Në takimin që pati të enjten me kryeministrin izraelit, zv/presidentja amerikane kërkoi fundin e menjëhershëm të luftës në Gaza dhe tha se nuk do të heshte për vrasjen e civilëve të pafajshëm palestinezë nga ushtria izraelite.

Netanjahu vlerësoi marrëdhënien shumë miqësore që dy vendet kanë pasur veçanërisht gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trampit. Ndërkaq, Kamala Herris nënshkroi zyrtarisht pjesëmarrjen në garën presidenciale për kandidaturën demokrate, ndërsa pritet që kandidatura e saj të zyrtarizohet në Konventën e 19 Gushtit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago