POLITIKE

Trump një hap tjetër drejt nominimit, tërhiqet nga gara Ron DeSantis

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka hequr dorë nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe ka shprehur mbështetjen për Donald Trump në betejën e këtij të fundit për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht problemeve gjyqësore me të cilat është duke u përballur.

DeSantis dha dorëheqjen përpara zgjedhjeve paraprake republikane në Neë Hampshire, të cilat konsideroheshin një test kyç.

DeSantis më parë konsiderohej si një pretendent i fortë për nominimin e republikanëve, por të dielën ai tha se nuk kishte një rrugë të qartë drejt fitores.

Republikani 45 vjeçar ishte parë gjerësisht si pasues i natyrshëm i zotit Trump, falë stilit të tij luftarak dhe pikëpamjeve thellësisht konservatore.

Në fillim të vitit 2023, ai kryesoi në sondazhe ndaj ish-presidentit Trump. Por mbështetja ndaj guvernatorit të Floridës ka rënë prej disa muajsh, për shkak të një strategjie të gabuar fushate, pamundësisë për të krijuar një lidhje me votuesit dhe mbështetjes së palëkundur të bazës republikane ndaj Trump.

Nikki Haley, sfiduesja e fundit e mbetur e Trump, tha se ajo ishte “e vetmja” në gjendje të mposhtte Presidentin e SHBA Joe Biden.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago