Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij Patriot4Life në rrjetin social Truth, ku shfaqet duke u lutur.
Deri këtu çdo gjë ishte në rregull, deri kur u fotoja u pa me detaje, duke nxjerrë në pah se dora e Trump ka gjashtë gishta. Ky detaj zbuloi se fotografia është bërë përmes inteligjencës artificiale.
Një gafë që shumë shpejt bëri xhiron e internetit, duke pasuar plot polemika deri në tallje.
Fotoja u publikua tre ditë më parë, në prag të zgjedhjeve paraprake në New Hampshire dhe u rilançua nga Trump por pa i kushtuar shumë rëndësi imazhit. Por dikush në internet vuri re këtë detaj, duke bërë që postimi të bëhej viral. Në vetëm pak orë, postimi regjistroi më shumë se 65 mijë shikime.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…