Presidenti amerikan Donald Trump në samitin e Hagës ka lënë të hapur mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë ambicie territoriale përtej Ukrainës.
I pyetur për deklaratat e kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, se Rusia mund të synojë territore të tjera përveç Ukrainës, Trump tha: “Është e mundur.”
Megjithatë, ai shtoi se sipas tij, Putini kërkon të dalë nga lufta: “Unë e di një gjë që ai do të donte ta zgjidhte, do të donte të dilte nga kjo gjë. Është rrëmujë për të.”
Duke folur për situatën në Ukrainë, ai theksoi: “Mendoj se Zelensky do që kjo të përfundojë. E ndjej këtë. Dhe unë mendoj se është koha e duhur për ta përfunduar.”
Trump deklaroi se pas këtij takimi, do të flasë me Putinin: “Do të flas me Vladimir Putinin, të shohim nëse mund ta ndalojmë këtë”, shkruan A2 CNN.
Trump u pyet edhe për Finlandën, dhe e ktheu bisedën drejt tregtisë: “Po përpiqemi të blejmë një. Po përpiqem të bëj një marrëveshje të mirë. Kjo është ajo që bëj gjithë jetën time – bëj marrëveshje.”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…