Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte thënë më parë se ka pasur shumë oferta nga klube të njohura të bejsbollit për t’u bërë pjesë e tyre kur ka qenë i ri, por se ai i kishte refuzuar ato sepse nuk i kishin ofruar para të mjaftueshme. Të dielën, bejsbolli u hakmor ndaj tij.
I pari i Shtëpisë së Bardhë shkoi për ta përcjellë ndeshjen e bejsbollit mes klubeve Washington Nationals dhe Houston Astros, e cila u luajt në një stadium që ndodhet afër qeverisë amerikane. Kur presidenti u shfaq në ekranin e madh të stadiumit, tifozët brohoritën me zë të lartë kundër tij. Kjo ndoshta ishte e pritshme, sepse e njëjta gjë u kishte ndodhur edhe ish-presidentëve Jimmy Carter, Ronald Reagan, Richard Nixon dhe George Bush.
Sidoqoftë, ajo që ndodhi më pas ishte paksa më personale në qytetin që kryesisht e voton Partinë Demokratike. Tifozët filluan të thërrisnin “Mbylleni në burg!”, e cila i referohet thirrjes që i kushtohej Hillart Clinton-it në tubimet e organizuara nga presidenti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016
Kreu i shtetit u largua nga stadium para se të përfundonte ndeshja, ndonëse nuk ishte e qartë nëse ai e bëri këtë për shkak se ishte i pakënaqur me reagimin e tifozëve, humbjen e ekipit “Washington Nationals” apo thjesht dëshiroi t’i shmanget tollovisë në trafik.
Ai shkoi në stadium me bashkëshorten e vet, Melania Trump-in, dhe disa politikanë të Partisë Republikane, përfshirë Lindsey Graham-in, Matt Gaetz-in dhe David Perdue-n, shkruan “The Guardian”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…