KRYESORE

Trumpi kërcënon përsëri Rusinë me sanksione, vendos afat të ri prej 2 javësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka ripërsëritur të premten kërcënimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nëse nuk ka përparim drejt marrëveshjes për paqen në Ukrainë brenda dy javëve të ardhshme, pak kohë pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë.

“Do të marr një vendim për atë që do të bëjmë, dhe do të jetë vendim shumë i rëndësishëm – nëse do të jenë sanksione masive, tarifa masive, apo të dyja, ose nuk do të bëjmë asgjë dhe do të themi se ‘është lufta juaj’”, ka deklaruar Trumpi.

Ai ka shtuar se ishte i pakënaqur me sulmin e Rusisë kundrejt një fabrike amerikane në Ukrainë këtë javë, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur disa punëtorë të objektit, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

“Nuk jam i kënaqur për këtë, dhe nuk jam i kënaqur për asgjë që ka të bëjë me atë luftë”, ka theksuar Trumpi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të premten se Rusia po bën gjithçka që mundet për ta penguar takimin mes tij dhe Putinit.

Ai e ka adresuar në vazhdimësi thirrjen që të takohet ballë për ballë me shefin e Kremlinit, tek ka thënë se kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës.

“Takimi është njëri nga komponentët për ta përfunduar luftën”, është shprehur Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Dhe pasi ata nuk duan ta përfundojnë, do të kërkojnë mënyra për ta shmangur atë”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka thënë transmetuesit amerikan “NBC” se nuk ka fare agjendë për organizimin e një takimi të këtillë.

Deklarata e tij e ka përforcuar retorikën e Moskës zyrtare se takimi mes liderëve është i pamundur, pa plotësimin e disa kushteve paraprake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago