FOTO&VIDEO

Turizmi unik në Rehovë, banorët “bashkëjetojnë” me turistët e huaj

Fshati i gurtë i Rehovës, vetëm 2 kilometra larg Ersekës, njihet për turizmin unik e të veçantë. Pothuajse gjithë shtëpitë aty janë kthyer në bujtina, ku vet banorët duan të qëndrojnë me turistët e huaj, të gatuajnë me ta, të tregojnë historinë e fshatit.

Këtë fundjavë, një grup francez po qëndron në shtëpinë e Lavdies, njëra nga gratë që derën e shtëpisë e mban gjithmonë hapur për turistët.

“Ne kemi disa ditë që po jetojmë si kolonjare në Rehovë. Erdhëm dhe vjet këtu dhe na pëlqen, sidomos qetësia që gjejmë, pamja e Gramozit, ushqimet bio dhe gatimet, ku edhe ne e ndihmojmë gruan e shtëpisë këtu”, shprehet një turiste franceze.

“Është mbase një nga vendet më të bukur në botë, sipas meje. Këtu mund të gjesh gjithçka, por dua të veçoj historinë që Rehova ka dhe çmimet shumë të lira. Këtu mund të vijë kushdo e të pushojë”, thotë një tjetër.

“Është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe gjithmonë vij qëndroj më shumë ditë në Rehovë. Arsyeja është e thjeshtë. Këtu vërtet çlodhesh. Këtu mund të bësh hiking, mund të shohësh kishat e ndryshme, mund të vizitosh muzeun ne qytet, mund të mësohesh të bëhesh pak shqiptar”, shprehet një tjetër turist.

E zonja e shtëpisë tregon se çfarë u pëlqen më shumë francezë për të ngrënë, nga buka e bërë në mënyrë artizanale deri në ëmbëlsirat e ndryshme.

Vitet e fundit Kolonja po kthehet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit natyror si edhe për trashëgiminë kulturore që ofron deri tek sportet e aventurës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

11 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

19 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

19 orë ago