Si pasojë e moti të ftohtë sipërfaqja e digës Pusat-Özen në rajonin Hafik në qytetin Sivas të Turqisë është ngrirë dhe në mesin e saj vërehet një minare, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtresa e akullit ka arritur në 10 centimetra në sipërfaqen e digës e cila ndodhet rreth 25 kilometra nga qendra e rajonit.
Fshati Pusat u zbraz plotësisht dhe u zhvendos në pjesën e sipërme rreth 5 kilometra për shkak të digës Pusat-Özen e cila u formua me qëllim vaditjeje mbi përroin Pusat dhe rrjedhën Madenköy në vitin 2009 nga Ujësjellësi Shtetëror. Si rrjedhojë, mbi sipërfaqen e ngrirë shihet edhe një pjesë e minares që ka mbetur nga ish-vendbanimet që kanë mbetur nën ujë.
Sadettin Çaldıran, një banor i zonës tha për AA se vitet e fundit janë përjetuar thatësira serioze.
“Minarja u shfaq me tërheqjen e ujit. Në rajonin e Sivasit ka pasur reshje intensive të borës. Mendojmë se diga do të mbushet me shkrirjen e borës drejt pranverës dhe uji do arrijë në nivelet ku minarja do të humbë. Temperaturat natën ishin deri në minus 30 gradë. Aktualisht sipërfaqja e digës është krejtësisht e ngrirë”, tha Çaldıran duke shtuar se ai nga gjurmët në minaren e xhamisë në vendbanimin e vjetër brenda digës ka vërejtur se uji është tërhequr 10-12 metra.
Në Sivas është efektiv moti i ftohtë
Në qendrën e qytetit dhe në rajonet e tjera të tij ka qenë efektiv moti i ftohtë. Temperaturat natën ranë deri në minus 20 gradë ndërsa ditën deri në minus 14 gradë.
Me ndikimin e motit të ftohtë sipërfaqet e shumë liqeneve në rajon janë mbuluar me akull.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…