Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,8 ballë që ndodhi të premten e kaluar me epiqendër në Elazığ të Turqisë, kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë shpëtuar nga rrënojat 45 të tjerë.
Në një deklaratë të bërë nga AFAD thuhet se si rezultat i aktiviteteve të kërkim-shpëtimit të kryera nën koordinim të AFAD-it, deri më tani janë shpëtuar 45 persona nga rrënojat, ndërsa kanë humbur jetën 39 të tjerë.
Në rajon janë dërguar 24.402 tenda, 26.501 shtretër, 62.963 batanije dhe 3.651 ngrohës si dhe janë shpërndarë ushqim për qytetarët e prekur nga tërmeti.
Ndërkohë pas tërmetit 6,8 ballë në rajon kanë ndodhur 948 dridhje toke prej të cilëve 21 me magnitudë mbi 4 ballë.
Punimet e kërkim-shpëtimit gjithashtu janë duke vazhduar, sipas deklaratës së AFAD.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…