Një gjykatë në Stamboll më 19 prill ka dënuar reperin Murda me mbi katër vjet burgim, pasi tekstet e këngëve të tij kanë “inkurajuar konsumimin e drogës”, tha avokati i tij për Dpa.
Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është final. Reperi 38-vjeçar, shtetas holandez, aktualisht gjendet në Holandë. Ai mohon akuzat tha avokati i tij, Ümit Gürkal Egemen, dhe shtoi se do të apelojë këtë vendim “të padrejtë”.
Murda, emri i vërtetë i të cilit është Mehmet Önder Doğan, kryesisht këndon në gjuhën turke dhe është mjaft i njohur në Turqi.
Murda ka vepruar “brenda normave të lirisë së shprehjes”, tha avokati Egemen, duke shtuar se akuzat i referohen tri këngëve të këtij këngëtari, njëra e titulluar “Eh Baba” që ka mbi 116 milionë shikime në YouTube. “E kam mbështjellë një cigare [me marihuanë], më trullosi”, thuhet në një prej teksteve të këngëve të tij.
Këngëtari ishte ndaluar për një kohë të shkurtër në tetorin e kaluar në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit, për shkak se me tekstet e këngëve të tij “promovon përdorimin e drogës”.
Turqia në vitet e fundit ka shënjestruar këngëtarët e muzikës rep, të cilët janë të njohur për deklaratat e tyre kritike për Qeverinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Më 2018, reperi i njohur turk, Ezhel, u arrestua për shkak se tekstet e këngëve të tij promovonin përdorimin e drogës, por më pas ai u lirua nga akuzat./REL
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…