Turqia e tërbuar me Iranin: Spiunët iranianë vranë disidentin në mes të Stambollit

Dy agjentë iranian akuzohen se kanë nxitur dhe koordinuar vrasjen e disidentit iranian, Masoud Molavi Vardanjani, në Stamboll në muajin nëntor vitin e kaluar. Kjo akuzë mund të zbehë marrëdhëniet mes dy fuqive rajonale që janë më të afërta gjatë pushtetit të presidentit turk Erdogan.

Dy oficerë të inteligjencës në konsullatën e Iranit në Turqi kanë nxitur e koordinuar vrasjen e disidentit vitin e kaluar në Stamboll, pasi ai kishte kritikuar liderët ushtarak e politik të Republikës islamike të Iranit, i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters zyrtarët turq.

Masoud Molavi Vardanjani ishte vrarë me armë zjarri në rrugën e Stambollit me 14 nëntor të 2019’s, një vit pasi ishte arratisur nga Irani. Një raport policia për vrasjen e përshkruante viktimën si “të një profili jo të zakonshëm”. Aty cekej se ai kishte punuar në departamentin e sigurisë kibernetike të ministrisë së mbrojtjes së Iranit dhe ishte shndërruar në një kritik të zëshëm të regjimit.

Sipas raportit, Vardanjani kishte postuar një porosi në rrjetet sociale që kishte cak Gardën Revolucionare Islamike të Iranit në gusht të muajit të kaluar, tre muaj para se të vritej.

“Do t’i çrrënjos komandantët mafiozë e të korruptuar” ishte shkruar në postimin e tij.”Lutem që mos të më vrasin para se e bëj këtë”.

Ambasada iraniane si dhe konsullata nuk i janë përgjigjur agjencisë Reuters rreth historisë së Vardanjani apo rastit të vrasjes së tij.

Policia turke ka refuzuar të komentoj rreth mundësisë së përfshirjes në vrasje të qeverisë iraniane, ata kanë thënë se hetimet po vazhdojnë.

Një javë pas vrasjes, Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, e përshkroi incidentin se “edhe një shembull tragjik i tentimeve të shumta të dyshuara të vrasjeve të mbështetura nga Irani” ndaj disidentëve. Ai nuk shpjegoi më tej.
Autoritetet turke nuk e kishin akuzuar publikisht qeverinë iraniane për përfshirje në kohën e vrasjes. Por dy zyrtarë të lartë turq kanë thënë se qeveria e Turqisë tani do të ngritë si çështje rastin e vrasjes së Vardanjani me Iranin dhe njëri prej tyre shtoi se prokurorët turq po e ndjekin rastin.

Dy doras të dyshuar si dhe disa të dyshuar të tjerë, përfshi turq dhe iranian të dërguar në mbajtje në javët pas vrasjes, i kanë thënë autoriteteve se kanë vepruar nën urdhrat e dy agjentëve të inteligjencës në Konsullatën e Iranit, ka thënë njëri prej zyrtarëve turq.

“Kjo reflektohej në dëshmitë e të dyshuarve të arrestuar se këta dy iranianë, me pasaporta diplomatike, kishin dhënë urdhrin për vrasje” tha ai, duke identifikuar dy agjentët me emër dhe inicialet e tyre.

Zyrtari i dytë turk tha se dëshmitë, përfshi edhe ato të dëshmitarëve, të qonin drejt asaj se “shtetas iranian kishin luajtur rol shumë serioz në nxitjen dhe koordinimin” e vrasjes.

Të dy zyrtarët e turq thanë se Ankara së shpejti do t’i dorëzoj përgjigje zyrtare Iranit rreth vrasjes së Vardanjani dhe rolin e që kanë luajtur dy zyrtarët iranian me pasaporta diplomatike.

Viktima Masoud Molavi Vardanjani, kishte qenë në radarin e autoriteteve të Iranit. Dy burime të sigurisë së Iranit thanë se ai i kishte sfiduar vërejtjet e Gardës Revolucionare Islamike për të mos bashkëpunuar me kompani turke rreth projekteve me drone, pa dhënë detaje tjera. Ata thanë se Vardanjani i kishte bërë ofertë dhe Shteteve të Bashkuara dhe shteteve europiane për të punuar për ta, Reuters nuk ka mundur të vërtetoj këtë.

Një nga burimet iraniane tha se Vardanjani kishte publikuar dokumente online që ose i kishte hakuar apo marrë nga kontaktet e tij në Iran, she kishte shpërfillur kërkesat për kontakt nga ambasada e Iranit në Ankara, e në vend të kësaj ishte takuar me amerikanë dhe një diplomat izraelit. Ky burim nuk dha detaje tjera për dokumentet apo takimet e Vardanjani. Burimi i dytë iranian i ka thënë Reuters sse ai ishte paralajmëruar për kontaktet e tij me diplomatë të huaj.

Turqia që tani është përfshirë në luftën civile në Siri është zemëruar posaçërisht me veprimtarinë e luftëtarëve të mbështetur nga Irani në ofensivën e fundit të nisur nga qeveria e Assad ndaj Idlib, provinca e fundit nën kontrollin e rebelëve sirian në kufirin jugor të Turqisë që u nis jo shumë kohë pas vrasjes së Vardanjani.

Hetimi i përbashkët i policisë së Stambollit dhe Agjncisë së inteligjencës së Turqisë ka hulumtuar mbi 320 orë të xhirimeve, ka bastisur 49 lokacione dhe intervistuar 185 njerëz, thuhet në raportin e policisë.

Pamjet e publikuara në televizione turke e shfaqnin vrasjen e Vardanjani, aty shihet se si dorasin po vraponte afër dy burrave derisa këta po shëtisnin në lagjen qendrore Sisli në Stamboll në orën 22 të mbrëmjes me 14 nëntor të vitit të kaluar. Dorasi hap zjarr disa herë ndaj njërit, që rrëzohet derisa tjetri fshihet/

Zyrtarët turq thanë se shoqëruesi i Vardanjani ishte miqësuar me të pasi ai kishte arritur në Stamboll nga Teherani në qershor të vitit 2018 dhe i kishte dhënë informacion për Vardanjanin agjencisë së Iranit.

Mëngjesin e ditës së vrasjes, shoqëruesi i tij, të cilin raporti policor dhe zyrtarët turq e emërojnë si Ali Esfanjani, kishte shkuar në konsullatën e Iranit në Stamboll. Ai më vonë ishte takuar me dorasin për të diskutuar detajet e operacionit, thanë zyrtarët turq.

Raporti policor e përshkruan Esfanjani si liderin e ekipit që ka kryer operacionin e vrasjes së Vardanjani. Ai ishte arratisur përtej kufirit në Irani tre ditë më vonë nga një kontrabandues iranian, zyrtari i parë turk i ka thënë Reuters., duke i treguar një biletë autobusi me emër fals që kishte përdorë për të arritur në kufirin lindor të Turqisë në rajonin Agri.