FOTO&VIDEO

“Turqia mund të jetë njëri nga shtetet që mund të garantojë për Thaçin”

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se në bazë të të dhënave nga gjykata për shtetet që kanë dalë garantuese për lirimin e përkohshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi njëri nga shtetet është prej pesë atyre që kanë dhënë kontribut në Gjykatën Speciale.

Prandaj, ai supozon se mund të jetë Turqia ajo që ka dalë garant për Thaçin.

“Çdo dy muaj iu takon të paraburgosurve që të kërkojnë lirim të përkohshëm për t’u mbrojtur në liri. Por kjo nuk është miratuar herën e kaluar meqë njëri ndër gjyqtarët tha se nëse do të kishte garancionin konkret nga shteti përkatës do të duhej të konsiderohej kjo kërkesë e Thaçit për lirim.

“Tani në kërkesën e re, në ato dokumente që janë bërë publike nga gjykata, Thaçi i ka dhënë dy garancione konkrete nga dy shtete të ndryshme. Normal që shtetet nuk janë të cekura, por janë konfirmimet zyrtare që janë dy shtete. Ne mund të spekulojmë në bazë të atyre informatave që janë publike nga Gjykata Speciale. Për njërin shtet thotë që është shtet kontribuues në gjykatë dhe shtete kontribuuese në gjykatë janë pesë: Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe SHBA. Pra, njëri nga këto shtetet janë garantuesi dhe sipas mendimit tim është shteti i Turqisë. Po supozoj në bazë të tyre. Një shtet tjetër duket se do të jetë Shqipëria ose Sllovenia”.

Ai në Info Magazine ka shpjeguar edhe më shumë për procedurën e mëtejshme të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

“Në vendimin që e ka dhënë gjyqtari i procedurës paraprake i jep instruksione prokurorisë se si të bëhet. Pra, s’do të thotë që është hedhur aktakuza, por se ka shkuar në korrigjim dhe sidomos për Kadri Veselin për shkak që gjykata nuk ia ka aprovuar prokurorisë juridiksionin për periudhë të caktuar dhe besoj që do të jetë më lehtë që të hiqen pjesë të akuzës që kanë të bëjnë me një kohë të caktuar që gjykata nuk ka juridiksion. Por, këto përmirësime i kanë të përcaktuara në vendimin e gjykatës që e ka dhënë sot dhe në këtë vendim ceket qartë se si duhet bërë përmirësimi i aktakuzës edhe në lidhje me juridiksionin kohor”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 minutë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago