Ndërkohë që Turqia njoftoi mbajtjen në ajër për 24 orë të 8 avionëve të pajisur me raketa gati për të qëlluar, kryeminstri grek Mitsotakis ka vizitur mesditën e sotme një bazë ajrore të forcave greke.
Në fotot e publikuara nga mediat greke duket momenti i vizitës së kryeministrit helen në bazën ajrore të avionëve “F-16”, të cilët duket se janë të pajisur gjithashtu me raketa.
“Aftësia parandaluese e Forcave të Armatosura është një parakusht për paqen. Kjo gjë është vërtetuar në terren gjatë ditëve të fundit”, është shprehur Kryeministri grek.
Prej disa ditësh, tensioni mes Greqisë dhe Turqisë është në kulmin e tij, ndërsa dy ditë më parë një fregatë greke përplasi fregatën turke “Kemal Reis”, e cila shoqëronte anijen “Oruç Reis” duke bërë që Erdogan të kërcënojë me luftë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…