Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se nuk ka ndërmend të takohet më me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pas kritikave të këtij të fundit ndaj Turqisë në vizitën e fundit në Shtetet e Bashkuara.
“Për mua, nuk ka më Mitsotakis. Nuk do të takohem më kurrë me të”, ka deklaruar Presidenti turk pas një takimi të kabinetit.
“Si po na trajton Greqia në këtë moment? A nuk është Greqia një destinacion për organizatën FETO për momentin?”, ka shtruar pyetjen Erdogan, duke iu referuar lëvizjes Gylen, një organizatë që Turqia e përcakton si terroriste.
“Aktualisht në Greqi janë 10 baza. Pse po krijohen këto baza në Greqi? Kundër kujt? Për momentin Greqia u detyrohet 400 miliardë euro vendeve evropiane”, ka vijuar ai.
Mitsotakis gjatë vizitës në SHBA, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, kritikoi Turqinë dhe u bëri thirrje ligjvënësve që ta ndalonin atë të blinte avionë luftarakë. Pa përmendur Turqinë, Mitsotakis theksoi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Greqia, duke përfshirë fluturimet mbi territorin e saj.
“Mitsotakis le të mendojë për të ardhmen. Jemi përballë një Greqie që i propozon SHBA-ve ‘të mos i japin F-16 Turqisë’. SHBA ndoshta nuk do të veprojnë në përputhje me fjalët e Greqisë”, tha ai, raportojnë mediat greke.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…