Turqia thellonë krizën me Amerikën/ Nëse Amerika vë sanksione, do të mbyllen bazat ajrore në Incirlik dhe Kurecik

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu tha se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin vendim sanksionesh ndaj Turqisë atëherë Turqia mund të sjellë të rend të ditës Bazën Ajrore Incirlik (Incirlik) në Adana dhe Bazën e Radarëve në Kyrexhik (Kürecik) të Mallatjas (Malatya), që përdoren nga Amerika.

Çavushollu bëri deklarata për një kanal televiziv privat ku tha se nuk ka asnjë lidhje ligjore dhe politike ndërmjet sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, të blera nga Rusia me avionët luftarakë F-35.

“Amerika refuzon të gjitha propozimet tona. Ata duhet të kuptojnë se nuk mund të arrijnë asgjëkund me imponim”, tha Çavushollu dhe shtoi: “Nëse SHBA-ja afrohet pozitivisht edhe ne ashtu bëjmë. Sistemi S-400 nuk është një sistem sulmi, por është një sistem mbrojtjeje. Nëse nuk marrim F-35, atëherë ne duhet të shohim alternativat”.

Ai bëri të ditur se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin vendim sanksionesh, atëherë Turqia mund të sjellë të rend të ditës Bazën Ajrore Incirlik dhe Bazën e Radarëve në Kyrexhik.