FOTO&VIDEO

Turqia zhytet në kaos/ Zhvlerësohet monedha vendase, qytetarët dalin në rrugë e kërkojnë largimin e Erdogan

Turqia është përfshirë në trazira ekonomike që kanë shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Monedha turke, Lira, është zhvlerësuar së tepërmi. Aktualisht 1 Lira konvertohet me 13.54 Dollarë. Paga bazë në Turqi ka rënë në 230 Dollarë, më e ulët se paga mesatare në Kinë.

Zhvlerësimi i Lirës kundrejt Dollarit ka shkaktuar krizë të rëndë edhe në dyqane e farmaci.

Supermarketet e mëdha në Turqi kanë paralajmëruar qytetarët se mund të blejnë deri në 2 pako kafe, sheqer, vaj e produkte të tjera ushqimore.

Nëpër shumë dyqane mungojnë mallrat bazë. Popullsia po varfërohet, e kjo gjë ka shkaktuar zemërim te qytetarët.

Nëpër rrugë kanë dalë protestues të cilët shprehin revoltën ndaj Presidentit Erdogan dhe partisë në pushtet, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Në aspektin ekonomik, bankat nuk japin më kredi dhe transaksionet mes tregtarëve kryhen vetëm me para në dorë, në Euro dhe Dollarë, dhe jo në rrugë bankare.

Ndërkohë, transaksionet për pasuritë e patundshme janë anuluar për shkak të pasigurisë për ndryshimin e kursit të këmbimit.

Edhe në tregtinë e pajisjeve elektronike ka një bllokim. Kompania amerikane Apple ka pezulluar të gjitha shitjet online të iPhone dhe produkteve të saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit të monedhës Lira. Ka raportime që edhe kompania Samsung ka marrë vendim të ngjashëm.

Kriza që po përjeton Turqia nuk është pasqyruar në mediat më të mëdha vendase, por pamjet e trazirave janë shpërndarë në rrjetin social Twitter.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago