Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.
Boksieri 36 vjeçar talli ukrainasin disa herë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së tyre të majit, të cilën Usyk e fitoi me vendim të ndarë.
Momenti kryesor i meçit erdhi në raundin e 9-të, kur Usyk lëshoi 14 grushte pa përgjigje që rezultuan në një nokdaun dhe mori një rezultat 10-8 që ishte diferenca në kartat e rezultateve.
Fury ishte përpara në të tri kartat duke shkuar në raundin e tetë dhe beson se ai e meritoi vendimin pas 12 raundeve gjithashtu. Ai tha se e ka rishikuar luftën “qindra herë”, por ai gjithashtu e di se lufta ishte mjaft afër.
“Gjithmonë isha me mendjen se isha duke e fituar atë, por nuk jam gjyqtar, apo jo?”, deklaroi Fury. “Nuk kam bërë asnjë ndryshim dhe kjo është e vërteta. Ndryshimet e vetme do të jenë në natën e luftimit ku do të jem më i fokusuar dhe më pak ta luaj palaçon në ring”.
“Kam bërë shumë sfilata, shumë ngatërrime — më shumë se sa kam bërë ndonjëherë më parë, në fakt — kundër kundërshtarit tim më të vështirë”, shtoi më tej Fury.