SPORT

“Ndihem e dështuar, në këtë moment dhemb shumë”, Luiza Gega pasi u eliminua nga Lojërat Olimpike: U sëmura në prill

Luiza Gega u rendit e nënta dhe nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale, në garën 3000 metra me pengesa, duke mbyllur rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Me një postim në faqen e saj zyrtare, Gega tha se nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë, pasi po vuante nga një sëmundje.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem. E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”. Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume. Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qe besoi tek une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

39 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago