Fatjon Murati pronari i lokalit ku ndodhi masakra mbrëmjen e djeshme në Tiranë është një emër i njohur për drejtësinë. Ai njihet si miku i Endrit Dokles, rivalit të Ervis Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej muajsh.
Murati ishte arrestuar në tetor të 2023 pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini. 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Ka qenë prokuroria e Tiranës që ka rikualifikuar veprën penale, nga ajo e “mbajtës pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim” në “armë mbajtje pa leje në banesë”. Kjo sepse sipas tyre, në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratit dhe kaq ka mjaftuar për t’i lehtësuar pozitat. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”. Me herët Apeli kishte refuzuar ndryshimin e masës “arrest në burg”.
Ndërkohë, Murati është dyshuar dhe për përfshirjen e tij në masakrën e Fushë-Krujës, për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Deri në këto momente ai rezulton i shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrolleve të policisë, Murati nuk u gjet në banesën e tij.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…