LAJME

U asfiksua brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli, familjen e të riut në Berat hap dyert e mortit! U njoftua nga shokët 24-jeçarit

Familja e Mariglen Ruçi në Berat, 24-vjeçarit shqiptar që cili u gjet i asfiksuar brenda një ‘shtëpie bari’ në Britaninë e Madhe në Thordon Gardnes, ka hapur dyert e mortit.

I riu nga lagja Uznovë i bashkisë së Beratit kishte mbaruar Institutin e Sporteve, por nuk gjeti punë dhe u nis në emigrim për një të ardhme më të mirë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre ditë më parë ka qenë kontakti i fundit i familjarëve më të riun, ndërsa kanë qenë shokët e tij një ditë më vonë që kanë njoftuar familjarët se çfarë i kishte ndodhur 24-vjeçarit.

Britani e Madhe/ Vazhdojnë operacionet e shpëtimin në ‘Kanalin e Vdekjes’! Telefonata e parë: Na shpëtoni, jam me familjen nën ujë
Sot shokë dhe të afërm kanë 24-vjeçarin kanë kryer vizita ngushëllimit tek familja e tij. Vëllai i tij, edhe ai i apasionuar pas sportit, luan në ekipin e Bylysit.

Një 44-vjeçar është arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe ndodhet në paraburgimin e Policisë së Surrey.

Mediat në Britani thonë se familjet që jetonin aty pranë kanë mbetur të shokuar. Një fqinje, Jenette Banton, e cila jeton përballë shtëpisë ku ra zjarri dëshmoi edhe momentet e tmerrit.

“Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit kur fika dritën për të shkuar në shtrat, pashë një falkë të mëdha kudo nga shtëpia. Gjithçka që mund të shihja ishin flakë të kuqe. Ishte një zjarr shumë i madh. Policia erdhi një orë më vonë.- tha ajo.

Në vendngjarje kanë qenë edhe oficerët e mjekësisë ligjore. Një person tjetër që jetonte në zonë, i cili preferoi të mos përmendet emri, tha: “Rreth orës 2 të mëngjesit pashë shtëpinë në flakë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago