POLITIKE

U fsheh e vërteta për COVID, “Der Spiegel” zbulon përgjimet mes OBSH dhe presidentit kinez

Presidenti kinez Xi Jinpingm, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, të vonojë paralajmërimin global për kërcënimin e COVID-19, bëri të ditur në një raport revista prestigjoze gjermane “Der Spiegel”.

Sipas të dhënave të siguruara nga Shërbimi Federal i Inteligjencës në Gjermani, ata deklarojnë se mes dy liderëve është zhvilluar një bisedë telefonike gjatë muajit janar.

Sipas asaj që bën të ditur revista gjermane “Der Spiege”, Presidenti i Kinës, Xi Jinping në një telefonatë të bërë më 21 janar, i ka kërkuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që të mos publikojë informacion mbi përhapjen e COVID-19 nga njerëzit tek njerëzit, gjë e cila ka shtyrë me 4 javë marrjen e masave për përhapjen e pandemisë.

Në reagimin zyrtar të OBSH-së thuhet se, Tedros nuk ka folur me presidentin kinez më 21 janar dhe se ata nuk kanë folur kurrë në telefon. Një lajm i tillë është çoroditës dhe dëmton përpjekjet e OBSH-së dhe gjithë botës në përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19”, thuhet në komunikatë.

“Kina ka konfirmuar se ka përhapje nga njeriu te njeriu më 20 janar dhe se OBSH ka deklaruar publikisht më 22 janar se të dhënat tregojnë se kemi kalim nga njeriu te njeriu në Wuhan”, vijon më tej reagimi.

Akuzat kundër OBSH-së janë ngritur më parë edhe nga administrata amerikane dhe në veçanti nga presidenti, Donald Trump, i cili e akuzon OBSH-në se është pro kineze dhe po i bën propagandë asaj.

Më shumë se 4 milionë njerëz në të gjithë botën janë prekur nga coronavirus ndërsa të paktën 279 mijë prej tyre kanë humbur jetën. Të paktën 1.3 milionë raste kanë ndodhur vetëm në SHBA, ku janë regjistruar deri tani 79 mijë të vdekur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Presidenti hungarez nënshkroi ligjin, Orban nuk mund të bëhet më kurrë kryeministër

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka nënshkruar ndryshimin kushtetues që vendos kufizim të mandatit për…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hapet linja direkte Tiranë-Toronto

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

3 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

3 ditë ago