Incidenti ndodhi kur një ekip mjekësor kishte intervenuar në një rast, në rrugën “Shpëtim Robaj”, pasi u kërkua ndihmë për shkak se një person ishte pa ndjenja në shtëpinë e tij.
Atij iu dha ndihma dhe me autoambulancë po dërgohej në QKUK, kur papritmas rrugës i ka ardhur vetëdija dhe i është vërsulur infermieres.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pacienti, tashmë i dyshuar, e ka sulmuar infermieren, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti është denoncuar në Polici dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…