U kapën duke keqpërdorur detyrën zyrtare, Dogana largon nga puna pesë punëtorë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë punëtorë, për shkak se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Në postim thuhet se pas një procesi hetimor, Dogana ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj shtatë zyrtarëve, pesë prej të cilëve janë larguar nga puna, ndërsa dy të tjerë janë degraduar.

“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime.

Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, shkruhet në njoftim.

Mes tjerash, në postim thuhet se Dogana e Kosovës është e vendosur për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent.