FOTO&VIDEO

U kthyen nga Siria, por ja sa paguheshin ato dhe burrat e tyre nga ISIS

Dhjetëra gra janë kthyer nga Siria pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje.

Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë ka ushtruar kallëzim penal ndaj disa të pandehurave nën dyshimin se të njëjtat kishin kryer veprat penale Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake.

Portali.info ka arritur të sigurojë dëshminë që njëra nga të akuzuarat e ka dhënë në Prokurorinë e Shtetit.

23 vjeçarja, emër i njohur për redaksinë e cila atje kishte shkuar bashkë me bashkëshortin e saj ka rrëfyer se kur i është bashkuar Sirisë nuk e ka ditur që është organizatë terroriste dhe se nuk i ka interesuar ajo punë.

“Nuk kam mëndu shumë në atë drejtim as nuk më ka interesuar ajo. E kam ditë që në Siri luftohet kundër Asadit dhe arsyeja kryesore që kam vendos të shkojë atje ka qenë burri im”, ka deklaruar në Prokurori 23 vjeçarja.

23 vjeçarja më tej ka treguar edhe shumën që merrnin në formë page nga ISIS. E pyetur a është paguar burri i saj nga ISIS , ajo është shprehur: “Po e ka pas pagën 50 dollarë për person, ashtu që 100 dollarë i kemi marrë rregullisht. Dhe të hollat i kemi shfrytëzu vetëm për ushqim sepse banesa ka qenë pa pagesë”.

Tutje ajo ka njoftuar se banesa ku ka qëndruar ka qenë pronorë e sirianëve të larguar për shkak të luftës.

23 vjeçarja ka mohuar se po t’i jepej rasti do të shkonte përsëri në Siri, pasi është e dëshpëruar nga gjendja atje.

Ndryshe, deri tash ende nuk kanë filluar seancat në gjykatë ndaj të akuzuarve.

Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të ashtuquajtur “Shteti Islamik”. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre janë vrarë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

35 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago