Një i ri me origjinë nga Pakistani ka rrëmbyer çantën me para të një kambisti pranë Parkut Miqësia, në Sarandë dhe ka ikur me vrap.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Sarandës.
Kambisti, Besnik Kola ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi “Te Myrtajt”, të cilën i janë vënë pas hajdutit.
Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë.