Një lajm i mirë vjen nga një prej aktorëve më të dashur në gjithë botën, Tom Hanks Disa javë më parë ai tronditi të gjithë duke deklaruar pozitivitetin e tij dhe të bashkëshortes Rita Wilson, ndërkohë që ndodhej në Australi për xhirimet e një filmi, dhe shtruarjen e tyre në spital.
Çifti i Holliwoodit që nga ai lajm ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke dhënë gjithmonë këshilla për të tjerët dhe duke shpërndarë pozitivitet.
Por dje vetë aktori 63-vjeçar përmes Twitter ka deklaruar se tashmë ata janë rikthyer në Shtetet e Bashkuara, të shëruar nga virusi.
“Jemi në shtëpi, dhe tashmë si gjithë të tjerët në Amerikë,, do t ‘ i përmbahemi rregullave të qendrimit në shtëpi dhe distancimit social”, tha Hanks