Agron Ajerti është një i ri nga Maqedonia e Veriut ai ka qenë kryefjala e mediave zvicerane për disa dite pasi i ka shpëtuar jetën një të riu që po sulmohej nga 20 persona.
Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.
Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte frikë terrin e as grupin prej 20 huliganësh.
“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.
Agron Ajeti ishte për vizitë në familjen e tij në Zvicër.
“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar.
Viktima është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.