Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.
Kur është pyetur nëse është penduar për aktin që ka bërë, i mituri s’ka dhënë asnjë përgjigje. Ndërkohë nuk është gjetur ende thika që ka përdorur. Sipas tij, e ka fshehur diku afër shkollës.
Ngjarja e rëndë ndodhi të Hënën rreth orës 13:00, rreth 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, ku viktima ishte nxënës. Pas sherrit mes të miturve, 14 vjeçari ka rënë në tokë prej goditjes me thikë. Ka qenë një kalimtare e rastit e cila e mori për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht i mituri nuk i mbijetoi dot plagës së marrë.
Autorit të vrasjes iu vunë prangat një ditë më pas, për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…