Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë nuk janë të rralla. Shumë herë Sinjali ka raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar terminë nëpër ambasada e viza për zonën Schengen.
Për një rast të tillë mbrëmë ka rënë në prangat e Policisë një person, i cili dyshohet se mori para me premtimet se do t’ua sigurojë dy viktimave nga një termin për vizë në ambasadën gjermane.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 31-vjeçari dyshohet se përmes rrjetit social Facebook ka rënë në kontakt me viktimat dhe të njëjtëve u ka kërkuar fillimisht nga 200 euro për t’ua siguruar nga një termin në ambasadë.
E me të përfunduar procedura, viktimat do duhej t’ia jepnin të dyshuarit edhe nga 800 euro tjera. Por zhdukja e 31-vjeçarit, i cili posa mori paratë s’u bë më i gjallë dhe s’u lajmërua asnjëherë në telefonatat e viktimave, i detyroi këta të fundit që të kërkojnë ndihmën e Policisë pasi morën vesh se kanë rënë pre e mashtrimit.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Mashtrim’.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…