Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, u vra disa çaste pasi bëri një “gabim kritik”, sipas Izraelit.
Ushtria izraelite përshkroi minutat e fundit të 61-vjeçarit në një konferencë dhe theksoi gabimin strategjik që organizatori i 7 tetorit bëri duke u larguar nga rrjeti i tunelit të Gazës ku ai ishte fshehur.
IDF e detyroi atë të “bënte këtë gabim” dhe të “lëvizte si një i arratisur” ndërsa ata gradualisht mbyllën rrugët dhe hodhën në erë tunelet rreth Rafahut në Gazën jugore, shpjegoi Majori Doron Spielman.
“Në fakt, dje ai bëri një gabim. Ai u largua nga tuneli, hyri në një ndërtesë apartamentesh dhe Hamasi hapi zjarr ndaj trupave izraelite. Një tank u përgjigj me zjarr dhe ai u vra në atë sulm”, tha Spielman.
IDF pretendoi se trupat e saj e kufizuan lëvizjen e tij në një “zonë më të vogël dhe më të vogël” ndërsa ata përparonin, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Spielman shtoi se IDF kishte vepruar rreth Rafahut me qëllimin për të eliminuar “terroristët më të vjetër”.
Bëhet e ditur se Sinwar ishte gjurmuar nga një mini dron izraelit teksa po vdiste në rrënojat e ndërtesës që ishte bombarduar nga artileria e IDF-së.
Lideri i grupit militant u filmua i mbuluar në pluhur dhe i rrëzuar në një karrige, sipas pamjeve të publikuara.
Ndërkohë, Daniel Hagari, zëdhënës i IDF-së, tha: “Sinwar iku i vetëm në një nga ndërtesat. Forcat tona përdorën një dron për të skanuar zonën, të cilën mund ta shihni këtu në pamjet që po ju prezantoj”.
Ndryshe, ushtria izraelite ka zgjeruar operacionet e saj në zonën Jabalia në veri të Gazës.