KRYESORE

“Udhëheqësja më e fortë”, pse po e vlerëson e gjithë bota kancelaren Merkel gjatë pandemisë

Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë.

“Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”. Stein është korrespodent diplomatik për KAN, televizionin publik të Izraelit. Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.

Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e mediave, vlerësimet politike apo komentet në mediat sociale në të gjithë botën. Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë “fituese” gjatë krizës dhe janë “model ” me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.

“Një udhëheqëse e vërtetë”

Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë komentatori Ricardo Roa shkruan se ” 65 vjeçarja, doktore në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që, edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet “si një njeri normal” edhe tani gjatë krizës së koronës. Merkel shkruan ai është ndër politikanët e pakët në mbarë botën që “drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë”. Roa thotë se kancelarja Merkel udhëheq me “me kthejlltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.

Lëvdatat dhe vlerësimet në mediat ndërkombëtare tregojnë se mënyra se si udhëheq vendin kancelarja Merkel është bërë një gjë e rrallë në botë. “Një udhëheqëse e vërtetë”, përfundoi komentatori nga Argjentina, duke kritikuar indirekt politikanët në Amerikën Latine. Kjo vlen edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe. Kushdo që lexon shkrimet e tanishme të “The Atlantic”, “Forbes” ose “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.

“Bravo i koft valla!”

Edhe mjaft kolegë nga Deutsche Welle që ndjekin komentet në rrjetet sociale në shumë gjuhë konstatojnë këto ditë se njerëz shprehin respekt për kancelaren Merkel. Kështu ndjekësja e DW shqip Aida Rramanaj shkruan “bravo i koft valla 1 shtet e man e vetmja femer qe din me udheq shtetin e vet e nuk e vjedh, te lumt je femer me vler per mendimin tim.” Kurse Claudio Hulio Mia shkruan “Kjo është grua e hekurt.” Philbert Jonathan Kyenshambi nga Tanzania shkruan në twitter se kancelarja gjermane “kapi momentin në luftën kundër Coronës”, kurse Alistide Elias Byamungu nga Afrika e Jugut shkruan: “Urime, kancelarja Angela Merkel!”./DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago