PRISTINA, SERBIA-MONTENEGRO: EU Foreign Policy and Security Chief Javier Solana (L), meets Kosovo''s ethnic Albanian President Ibrahim Rugova (R) in Pristina,07 June 2004. Solana visits Kosovo amid renewed ethnic tensions following a recent slaying of a Serb teen. PHOTO AFP / NIKOLA BESEVIC (Photo credit should read NIKOLA BESEVIC/AFP via Getty Images)
Shqiptarët e njohin si sekretari i NATO-s në kohen e luftës së Kosovës. Por spanjolli Javier Solana, një nga politikanët më të njohur të atij vendi, betejën e tij për jetën po e humbte nga koronavirusi.
Politikani 77-vjeçar vetëm pak ditë më parë mundi të rikthehej në shtëpi, dhe në një intervistë për radion Cadena SER tregoi gjithë makthin e sëmundjes që e çoi deri në terapi intensive.
“Ka qenë e vështirë, por do të thoja që gjeja më e rëndësishme është se mund të shërohesh. Është një betejë midis sistemit imunitar dhe virusit. Është i vështirë sepse nuk e pret. Vjen një natë, me temperaturë dhe kollë. Në ditët në vijim duket sikur përmirësohesh, por më pas, në ditën e shtatë dhe tetë, gjithçka ndryshon. Ishte një e shtunë kur më dërguan në terapi intensive. Atëherë kur mendoja të dilja nga spitali, unë nuk merrja dot frymë”, tregon ish-sekretari i NATO-s dhe ministër i Jashtëm spanjoll.
Solana rrëfeu se çdo ditë në orën 8 del në ballkon dhe duartroket në shenjë solidariteti me mjekët që i shpëtuan jetën, por thotë se pasojat e COVID-19 janë ende të dukshme. “Kam humbur 10 kile, nuk kam forcë, por haj me shije tashmë”.
Pjesë e Partisë Socialiste nga viti 1964, i diplomuar në Fizikë, Javier Solana është një nga diplomatët më të njohur spanjollë. KA qenë ministër në të gjitha qeveritë spanjolle nga viti 1982 deri në 1995. U emërua si sekretar i NATO-s në vitin 1995 deri në 1999, ku pati mënyrë të përjetonte konfliktet ballkanike të kulmuara me luftën në Kosovë.
Nga viti 1999 deri në 2009 ka qenë përfaqësues i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët të Bashkimit Europian.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…