Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (HUR) ka publikuar një video të një operacioni të suksesshëm të njësive speciale në territorin e pushtuar të Krimesë, duke goditur objektiva të rëndësishëm ushtarakë rusë.
Sipas raportit të HUR-it, luftëtarët elitë të njësisë speciale “Prymary” realizuan sulme të koordinuara ndaj dy caqeve strategjike: një bazë ajrore në Hvardiiske dhe një anije ushtarake në Gjirin e Sevastopolit.
Në bazën ajrore pranë Simferopolit, dronët ukrainas shkatërruan të paktën dy helikopterë luftarakë Mi-8, me një vlerë totale që varion nga 20 deri në 30 milionë dollarë. Baza ishte përdorur nga forcat ruse për operacione ajrore në rajon.
Ndërkohë, një tjetër sulm preku një rimorkiator ushtarak rus, i identifikuar si BUK-2190, i cili ndodhej në ujërat e Gjirit të Sevastopolit – një pikë kyçe për flotën ruse të Detit të Zi.
Njësitë “Prymary”, të përbëra nga zhytës të specializuar në operacione të avancuara zbuluese dhe sabotuese, janë ndër më elitat e ushtrisë ukrainase. Trajnimi i tyre zgjat me vite dhe kërkon investime prej miliona dollarësh, ndërsa ata janë të pajisur me teknologjinë më moderne të luftës speciale.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…