LAJME

Ukraina godet rezervuarin e naftës dhe depon e municioneve të ushtrisë ruse, ndërpret trafikun në urë

Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një depo municionesh të ushtrisë ruse, në Krimenë e aneksuar nga Rusia, ka njoftuar departamenti për komunikim i ushtrisë së Ukrainës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar më 22 korrik.

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajon, Sergei Aksyonov, ka thënë se një dron ukrainas ka hedhur në erë një depo municionesh në gadishull, duke nxitur evakuimin e njerëzve në një rreze prej 5 kilometrash, dhe në ndërprerjen e trafikut hekurudhor për pak kohë në urën e Krimesë.

Raportimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Ura drejt Krimesë

Ura e Krimesë është urë kryesore hekurudhore dhe rrugore që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 22 korrik se ura e Krimesë ishte objektiv legjitim luftarak, sepse ajo ishte rrugë e furnizimit ushtarak për Rusinë. Ai ka thënë një ditë më parë se ura që lidh Rusinë me Krimenë e okupuar duhet “të neutralizohet”.

Ura mbi Ngushticën e Kerçit përdoret çdo ditë për të siguruar municione për luftën, ka pohuar Zelensky më 21 korrik, duke folur përmes videolidhjes në Forumin e Sigurisë të Aspenit, në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ura është vazhdimësi e okupimit rus të Krimesë, ka thënë ai, duke e quajtur strukturën “ndërtim i armikut, i bërë në kundërshtim me të drejtën dhe me të gjitha normat e zbatueshme ndërkombëtare”.

Ura ishte dëmtuar më 16 korrik, nga një sulm që Rusia ka thënë se e ka kryer Ukraina, duke përdorur dronë.

Ndërkohë, bombardimet dhe sulmet ajrore ruse ndaj zonave civile të Ukrainës dhe ndaj infrastrukturës për eksportimin e grurit kanë vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, dhe kanë shkaktuar dëme masive materiale gjatë 24 orëve të fundit, kanë njoftuar zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë, më 22 korrik.

Ushtria ruse ka lëshuar 16 raketa lundruese dhe ka kryer mbi 20 sulme ajrore ndaj pozicioneve dhe zonave të banuara ukrainase, ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në raportin e tij të përditshëm./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago