Ukraina pretendon se ka shkatërruar luftanijen më të re të flotës ruse, me anë të një sulmi me raketa në Krimenë e aneksuar nga Vladimir Putin.
“Daily Mail” shkruan se luftanija e quajtur “Askold”, e cila sapo kishte dalë në lundrim, ishte një nga më modernet e flotës ruse. Ndërkohë, Moska ka konfirmuar se ka humbur një nga anijet e saj si pasojë e një sulmi të fundit me raketa nga Ukraina, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje, të cilat pretendohen se janë kapur gjatë sulmit me raketa në bazën detare Butoma në Kerç, pranë urës kryesore që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë. Ushtria ukrainase ka shtuar sulmet në Krime gjatë kohëve të fundit në tentativë për të shkatërruar flotën detare ruse në Detin e Zi.
Ndërkohë, nëndetësja e re ruse me energji bërthamore kreu një testim të suksesshëm të raketës balistike “Bulava” nga Deti i Bardhë. Këtë e njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve ruse, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Raketa e testuar ka aftësi që të mbajë koka bërthamore. “Si pjesë e fazës përfundimtare të programit të testimit shtetëror, nëndetësja e re e raketave strategjike me fuqi bërthamore “Perandori Aleksandri i Tretë” lëshoi me sukses një raketë balistike ndërkontinentale “Bulava” nga Deti i Bardhë”, citojnë agjencitë një deklaratë nga ministria.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…