KRYESORE

Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione

Sulmet ukrainase me dronë dhe raketa në territorin rus nuk janë ndaluar as gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të së enjtes, madje për Kievit kjo mund të ketë qenë një nga netët më të suksesshme në përballjen e tyre me armikun.

Një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka thënë për CNN se Kievi ka arritur të shkatërrojë një depo të madhe municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit.

Dronët arritën të shënjestrojnë depon në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U dhe municione artilerie, shkruan A2 CNN.

Guvernatori i rajonit rus Igor Rudenya ka urdhëruar një evakuuim të pjesshëm të banorëve në atë zonë pas shpërthimit të fuqishëm në depo.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa ka shkaktuar lëkundje të tokës deri në 2,8 rihter. Ben Dando, një sizmolog në fondacionin norvegjez të kërkimit NORSAR, i tha CNN se sensorët e tij “zbuluan sinjale sizmike, të magnitudës 2.5 deri në 2.8, në veriperëndim të Rusisë, të cilat duket se lidhen me sulmin me dron të nisur nga Ukraina”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago