BOTA

SHBA: Moska ka përdorur armë kimike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike “si një metodë lufte” kundër Ukrainës. Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se “Rusia ka përdorur armën kimike kloropicrinë kundër forcave ukrainase në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike.

“Përdorimi i kimikateve të tilla nuk është një incident i izoluar dhe ndoshta nxitet nga dëshira e forcave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur përfitime taktike në fushën e betejës”, thuhet në reagimin e DASH.

Konkluzioni i SHBA-së përputhet me dëshminë e trupave ukrainase, të cilët thonë se janë sulmuar me kimikate irrituese në pjesë të vijës së tyre të frontit me forcat ruse në muajt e fundit. Sakaq, Rusia ka mohuar përdorimin e armëve kimike. Ambasadori rus në SHBA i ka quajtur akuzat e SHBA si të neveritshme dhe të pabaza.

“Nuk ka armë kimike në rezervat e ushtrisë ruse, siç konfirmohet nga hetimet ndërkombëtare. Është sikur Uashingtoni nuk e kupton se Rusia dhe rusët nuk mund të frikësohen nga vendimet e tyre. SHBA përpiqet të frikësojë partnerët rusë dhe të shënjestrojë kompanitë kombëtare të teknologjisë së lartë, të transportit dhe të energjisë, me synim ‘eliminimin’ e konkurrencës nga tregu”, thotë Anatoly Antonov, Ambasador i Rusisë në SHBA .

Nëse përdorimi i armëve kimike mohohet nga Kremlini, përdorimi i raketave balistike është një fakt i ditur. Reuters raporton për sulme me raketa balistike në portin e Odesës, ku si pasojë janë plagosur 14 persona.

Ky është sulmi i tretë me raketa ndaj Odesës në vetëm dy ditë, bëjnë të ditur zyrtarët lokal të Odesës.

“Ambicia e Putin për të marrë Odesën ka alarmuar perëndimorët dhe vendet fqinje të Rusisë. Qyteti kufitar Narva në Estoni mund të jetë targeti i radhës i Putinit për ta destabilizuar”, citon Wall Street Journal.

Narva sipas Putin është një tokë ruse dhe si rrjedhojë i përket Rusisë. Gjuha e tretë më e përdorur është ajo ruse. Qytetarët janë në panik dhe po përgatiten për më të keqen.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Vogue” publikon pamjet nga dasma e Alex Soros, në foto dhe kryeministri Rama

Huma Abedin, ish-këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton, dhe Alex Soros, djali i filantropit miliarder…

3 orë ago

Latifi: Izraeli për 6 ditë po e gjunjëzon Iranin, Zoti po kënaqet duke parë krijesën e tij

Profesori dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka komentuar sërish konfliktin mes Izraelit dhe…

3 orë ago

Izraeli: Eliminuam shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Ali Shadmani

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë sot se eliminuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian…

3 orë ago

Trump, thirrje banorëve: Largohuni urgjent nga Teherani!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë thirrje për “evakuim urgjent…

3 orë ago

Forcat Ajrore Izraelite shkatërrojnë avionë të rrallë luftarakë iranianë F-14

Forcat Ajrore Izraelite kanë publikuar imazhe që konfirmojnë shkatërrimin e dy avionëve luftarakë iranianë F-14…

15 orë ago

Netanyahu nuk përjashton eliminimin e Khameneit, mendon se do të sillte stabilitet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah…

16 orë ago