BOTA

Ukraina rrëzon 2 helikopterë rusë Ka-52

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar 2 helikopterë Ka-52 të Rusisë, sipas zëdhënësit të Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshcuk.

Oleshcuk, në një deklaratë nga rrjetet sociale, theksoi se ushtria e Ukrainës rrëzoi një helikopter Ka-52 të Rusisë në drejtim të rajonit Bakhmut.

Edhe në një deklaratë të bërë Qendra e Komunikimit Strategjik të Forcave të Armatosura (StratCom) të Ukrainës, thuhet se edhe në afërsi të zonës Robotin në drejtim të rajonit Zaporizhzhia u rrëzua një helikopter rus Ka-52.

Shefi i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak në postimin e tij në rrjetet sociale, vuri në dukje se 2 helikopterët Ka-52 që janë rrëzuar nuk mund të fluturojnë pa komponentë të huaj. “Ushtarët tanë shprehin vazhdimisht se ‘rusët i përdorin këto në mënyrë aktive për të dominuar epërsinë ajrore dhe për të goditur pozicionet e forcave tona të mbrojtjes’ “, vlerësoi Yermak.

Ekspertët ukrainas kanë shqyrtuar për një periudhë të gjatë helikopterët Ka-52, informoi Yermak duke thënë se “E dimë që këto helikopterë, përmbajnë komponentë të teknologjisë së lartë që vijnë nga vendet e Perëndimit dhe të Azisë”.

Më tej Yermak potencoi se po hetojnë rrugët që Rusia siguron këto komponentë duke kapërcyer sanksionet dhe se po punojnë me qeveritë e vendeve dhe kompanitë prodhuese për të kufizuar industrinë ruse të mbrojtjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago