LAJME

Ukrainasit me dronë dëmtuan radarin rus të mbrojtjes ajrore S-400

Në kanalet ruse në Telegram është shfaqur një video ku dronë ukrainas godasin me saktësi ‘kirurgjikale’ një stacion radarësh 91N6, i cili është pjesë e sistemit rus të mbrojtjes kundërajrore S-400, në territorin e pushtuar përkohësisht të Krimesë.

Sulmi thuhet se ka ndodhur më 25 prill, pranë qytetit Saki, dhe në të morën pjesë tre dronë. Si pasojë e shpërthimit, antena për gjurmimin e objektivave është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme.

Bazuar në pamjet e publikuara, duket se radari është jashtë funksioni dhe me shumë gjasë ka nevojë për riparime, megjithëse nuk dihet se çfarë tipi dronësh janë përdorur.

Ajo që bie në sy është se ushtria ruse shumë rrallë, ose kurrë, nuk publikon fotografi të mbetjeve të dronëve që godasin objektet apo pozicionet e saj.

Neutralizimi i sistemeve të radarëve mund të ulë efikasitetin e mbrojtjes ajrore ruse në atë zonë, duke rritur gjasat që dronët dhe raketat ukrainase të shmangin zbulimin dhe të arrijnë objektivat e tyre.

Radari 91N6 është një radar që përdoret për gjurmimin dhe identifikimin e objektivave në hapësirën ajrore në distanca të mëdha, me një rreze veprimi të deklaruar prej 600 kilometrash.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago