KRYESORE

Ukrainasit sigurojnë mjete të rënda nga SHBA dhe Franca: Moska përgatitet për një ofensivë në shkurt

Situata në terrenin Ukrainas tashmë duket e ngrirë si fushëbeteja ku ajo po zhvillohet, palët janë pozicionuar në transhe dhe janë episode si ai i sulmit në bazën ruse të Makiivka, që sipas Kievit ka shkaktuar vdekjen e 400 ushtarëve rusë, ndërkohë që vetë Kremlini flet për dhjetëra të tillë.

Por sipas zyrtarëve ukrainas, Moska po përgatitet për një ofensivë të madhe në shkurt, kur do të mbush  ekzaktësisht një vit nga fillimi i fushatës.

“Për ta, këto data janë të rëndësishme dhe ne jemi të bindur që ata po organizojnë një ofensivë për atë periudhë”, deklaroi sekretari i  Këshillit të Sigurisë ukrainas, Oleksii Danilov.

Ai shtoi se Kremlini ka filluar një lobing të fortë për të bindur lidershipin ukrainas dhe veçanërisht presidentin Zelensky që të firmosë një marrëveshje paqeje, që mund të jetë vazhdimi i marrëveshjeve të Minskut. Danilov shtoi se Kievi nuk do të pranojë asnjë nga këto marrëveshje.

Por ukrainasit po fillojnë që tani të përgatiten dhe i kanë kërkuar amerikanëve dhe aleatëve të NATO-s përforcime të tjera. Vetë presidenti amerikan Joe Biden dje gjatë një takimi me gazetarët ka pohuar se SHBA mund të dërgojë mjetet luftarake Bradley në Ukrainë, më të përshatshëm se tanket në terrenin e vështirë në dimër.

Mbështetje mjetesh të rënda Kievit i kanë ardhur edhe nga Franca, siç ka pohuar vetë Zelensky.

Ndërkohë, autoritetet ushtarake të Kievit kanë deklaruar që qyteti strategjik i Bahkmut, ku po përqendrohet pjesa më e madhe e dyluftimeve, është shkatërruar me 60%, edhe pse rusët sipas tyre janë tërhequr nga qyteti, dhe ndodhen në një terren të zbrazet ku janë tashmë pre e sulmeve që po i kushtojnë shumë viktima.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago